• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zyberi për MIA-n: Të shqyrtohet mundësia për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë që jo për fajin e tyre do të mbeten pa letërnjoftime të vlefshme

Zyberi për MIA-n: Të shqyrtohet mundësia për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë që jo për fajin e tyre do të mbeten pa letërnjoftime të vlefshme

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Qeveria edhe një herë ta shqyrtojë mundësinë për mbulim të mundshëm të shpenzimeve së paku për letërnjoftimet, obligim që imponohet me vetë Ligjin për letërnjoftime. Për të gjithë qytetarët që jo për fajin e tyre mbeten pa letërnjoftim të vlefshëm, shteti ta  sigurojë shpenzimin financiar, thotë Avokati i Popullit Naser Zyberi në një deklaratë për MIA-n.

 Zyberi thekson se deri te Avokati i Popullit në periudhën e kaluar kanë mbërritur parashtresa mbi dy baza, përkatësisht mospajsje  të mundësisë për caktimin e terminit për ndërrimin e dokumenteve dhe barrën financiare.

"Kompetencat tona janë të kufizuara në drejtim të tejkalimit të problemit. Ne pothuajse çdo ditë e ngremë çështjen dhe e informojmë opinionin se po mbërrijnë ankesa. Në bazë të atyre ankesave ne u drejtohemi  institucioneve kompetente, në këtë rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky problem u hap ditët e fundit pasi qytetarët nuk mund të caktojnë termin për  fillimin e procedurës për rinovimin e dokumenteve", tha Zyberi. 

 Sipas tij, është bërë një lëshim në atë që institucionet kompetente nuk kanë filluar me lëshimin e dokumenteve personale me emrin e ri që nga dita kur është marrë vendimi.

"Supozoj se MPja kanë pasur për qëllim t'i përdorin formularët e vjetër, ndërsa kjo  megjithatë ka sjellë  deri në këtë situatë në të cilën jemi sjellë, gjegjësisht një numër i madh qytetarësh të ekspozohen në një shpenzim shtesë dhe  të mos mund të marrin  termin për t'i rinovuar. dokumentet e tyre personale. Për këto arsye,  konsideroj se Qeveria nuk ka bërë vlerësim të mirë, as ka miratuar ndonjë plan operativ për zbatimin e këtij aktiviteti, që do të thotë se qytetarët janë vënë në një situatë jashtëzakonisht të pavolitshme", shpjegon Zyberi. 

 Ai potencoi se me këtë qytetarët vihen në një situatë ku nuk mund t'i realizojnë edhe të drejtat e tjera siç janë marrja e pagës, pensionin, të drejtën e ndihmës sociale, pagesën e kësteve, të drejtën e votës etj.

Qytetarët deri në shkurt të vitit 2024, kanë obligim ligjor t'i ndërrojnë dokumentet e tyre personale, në të cilat në vend të Republikës së Maqedonisë duhet të qëndrojë emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut që del nga Marrëveshja e Prespës. 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR