• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zvicra më 15 dhe 16 qershor organizon konferencë paqesore për Ukrainën

Zvicra më 15 dhe 16 qershor organizon konferencë paqesore për Ukrainën

Bern, 10 prill 2024 (MIA) -  Qeveria e Zvicrës sot njoftoi se më 15 dhe 16 qershor do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë me qëllim të arritjes së paqes në Ukrainë, në bazë të planit së presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski dhe ministrit zviceran të Punëve të Jashtme, Ignacio Kasis.

Konferenca do të mbahet në pushimoren Burgenstok në kantonin Nidvalden, në afërsi të qytetit Luzern, ndërsa siç thuhet në kumtesë, qëllimi është të krijohet një kornizë për paqe të përhershme në Ukrainë, si dhe "plani konkret për pjesëmarrje të Rusisë në procesin paqesor". 

Mediumet zvicerane sot njoftuan se në samit pritet të marrë pjesë presidenti amerikan, Xho Bajden, i cili në atë moment do të jetë në samitin e G7-shit në Itali. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR