Zvicerania Lara Gut- Behrami shënon fitoren e saj të 40-të në karrierë
- Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami ka arritur fitoren e saj të 40-të në karrierë, duke arritur rezultatin më të mirë në supersllallomin e sotëm të mbajtur në qendrën austriake për skijim Altenmarkt.
- Post By Fami Bajrami
- 16:33, 14 janar, 2024
Altenmarkt, 14 janar 2024 (MIA) – Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami ka arritur fitoren e saj të 40-të në karrierë, duke arritur rezultatin më të mirë në supersllallomin e sotëm të mbajtur në qendrën austriake për skijim Altenmarkt.
Gjysmën e totalit të fitoreve, 32-vjeçarja Gut-Behrami i ka realizuar në supersllallom dhe në të njëjtën pistë në këtë disiplinë shënoi fitoren e dytë në karrierë në vitin 2011.
Pistën e gjatë gati dy kilometra Gut-Behrami e kaloi për më pak se 75 sekonda (1:14, 95) dhe kështu pengoi festën e dyfishtë austriake, pasi Kornelia Huter përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Miriam Pushner mbeti në vendin e tretë.
Skiatorja amerikane Mikaela Shifrin e cila anashkaloi garat e Kupës së botës këtë fundjavë, mbetet lidere në klasifikimin e përgjithshëm me 929 pikë, para italianes Federika Brinjone (789) dhe Gut-Behrami (749).
Foto: Fejsbuk