• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zoran Jovanovski emërohet u.d. drejtor i burgut "Idrizovë"

Zoran Jovanovski emërohet u.d. drejtor i burgut

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Drejtori i deritanishëm i Institucionit Ndëshkues-Korrigjues "Idrizovë", Shpend Tahiri është shkarkuar nga detyra në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa në vendin e tij si u.d. drejtor është emëruar gjeneral-majori, magjistër Zoran Jovanovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për Jovanovskin në konferencën e sotme për shtyp, tha se bëhet fjalë për një profesionist të lartë, i cili ka karrierë të pasur profesionale, para së gjithash në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai potencoi se Jovanovski gjatë karrierës së tij profesionale ka kaluar trajnime në Akademinë policore në Luziana, të organizuara nga Ambasada amerikane në vend, si edhe trajnime të tjera në SHBA, Gjermani, Britani të Madhe dhe Turqi.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR