• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarri rreth Liqenit të Prespës është vënë nën kontroll të plotë

Zjarri rreth Liqenit të Prespës është vënë nën kontroll të plotë

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Zjarri rreth Liqenit të Prespës është vënë nën kontroll të plotë, informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

Siç kumtoi Angellov, në disa vende në brendësi të hapësirë së kapluar nga zjarri ende ka flakë, por, thotë, nuk ka rrezik për përhapje të tij. Ai thekson se ekipet zjarrfikëse për momentin po punojnë në shuarjen e mbetjeve dhe do të vazhdojnë me patrullim gjatë natës.

"Zjarri rreth Liqenit të Prespës është vënë nën kontroll të plotë, ende në disa vende ka flakë në brendësi të hapësirës së kapluar nga zjarri por nuk ka rrezik për përhapje të tij. Ekipet zjarrfikëse po punojnë në shuarjen e mbetjeve dhe do të vazhdojnë me patrullim gjatë natës", kumtoi Angellov. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR