Zjarri në Pehçevë akoma aktiv, po bëhen përpjekje shtesë që deri në mbrëmje të vihet nën kontroll
- Në Pehçevë tashmë dita e katërt është aktiv zjarri nga i cili është kapluar sipërfaqe e madhe e pyllit me pisha. Nga zjarri pësuan edhe lokalitetet turistike të cilat ishin shenjë e pashmangshme e Pehçevës për vizitë të turistëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:22, 14 gusht, 2024

Pehçevë, 14 gusht 2024 (MIA) - Në Pehçevë tashmë dita e katërt është aktiv zjarri nga i cili është kapluar sipërfaqe e madhe e pyllit me pisha. Nga zjarri pësuan edhe lokalitetet turistike të cilat ishin shenjë e pashmangshme e Pehçevës për vizitë të turistëve.
Sipas informatave të Shoqatës vullnetare zjarrfikëse "Pehçevë", lajm i mirë është që për momentin po jepet goditja e fundit që zjarri të vihet nën kontroll.
Në shuarjen e zjarrit pati edhe mbështetje nga helikopteri dhe er-traktorët.
Foto: МIА