Zjarr në Ist Gejt Moll, është djegur kanali ventilimit në restorantet
- Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Qendrën Tregtare Ist Gejt në Shkup në katin e fundit, në pjesën e restoranteve ku përgatitet ushqimi, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë ende në terren. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëm material.
- Post By Fami Bajrami
- 11:32, 14 shkurt, 2024
Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Qendrën Tregtare Ist Gejt në Shkup në katin e fundit, në pjesën e restoranteve ku përgatitet ushqimi, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë ende në terren. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëm material.
"Është djegur kanali ventilimit që përçonte avullin. Zjarrfikësit vazhdojnë të ndërhyjnë. Në terren janë gjithsej 15 zjarrëfikës me pesë makina zjarrëfikëse", deklaroi për MIA-n komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrëfikësve të Qytetit të Shkupit Zvonko Tomevski.
Zjarrfikësit janë lajmëruar nga punonjësit e Qedrës Tregtare.
Vizitorëve ende nuk ju lejohet hyrja. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s