• e diel, 22 dhjetor 2024

Zjarr në fshatrat Sonje dhe Dobri Doll të Shkupit, situata është nën kontroll

Zjarr në fshatrat Sonje dhe Dobri Doll të Shkupit, situata është nën kontroll

 Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftoi se sot, nga ora 12:00, pesë zjarrëfikës me dy automjete të zjarrfikësve kanë intervenuar në zjarrin e sipërfaqes së papërcaktuar në atarin e fshatit Sonje dhe Dobri Doll, në Komunën e Sopishtës. 

 Zjarri ka përfshirë bimësin e ulët. Nga QMK-ja thonë se gjendja për momentin është nën kontroll. 

 Zjarrfikësit e Shkupit kanë intervenuar sot për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rrugën e Kaçanikut, afër Vizbegut.

 Në 24 orët e fundit, në të gjithë territorin e vendit janë shënuar 37 vatra zjarri në ambient ​​të hapur, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive.

 Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Voda, te vendi i quajtur Kërsta, në Komunën e Shtipit, në vendin e quajtur Jamularci, afër Penushit dhe në terrenin ushtarak Krivolak, në Komunën e Dibrës afër fshatrat Tatar Elevci dhe afër Mogorçës. Në Komunën e Çashkës zjarri është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe vendin e quajtur Kadiicë, në kufirin ndërmjet Komunës së Çashkës dhe Komunës së Dollnenit, ku digjet një pyll i përzier.

 Nga shiu është shuar zjarri në Komunën e Çashkës në malin Mukos, në atarin e fshatit Omoran. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR