• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri në fshatin Gllavovicë të Koçanit është ende aktiv, janë shkatërruar 100 hektarë pyje

Zjarri në fshatin Gllavovicë të Koçanit është ende aktiv, janë shkatërruar 100 hektarë pyje

Koçan, 30 korrik 2024 (MIA) - Zjarri pyjor tek fshati Gllavovicë në malet e Osogovës është ende aktiv, ndërsa në terren në tre ditët e fundit janë zjarrfikësit e Njësisë territoriale kundër zjarreve dhe Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve nga Koçani të cilët kanë intervenuar në lokalizimin dhe shuarjen.

Përskaj terrenit të vështirësuar për qasje, problem i madh është edhe era që ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve. Për shkak kësaj me gjithë përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve, zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll.

"Situata është alarmante, zjarri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar, për shkak të erës që po ndryshon drejtim pa ndalesë, ndërsa po lëvizim përgjatë vijës së zjarrit në përpjekje për ta izoluar. Sot nuk kemi mbështetje ajrore, helikopterët janë të angazhuar në vende tjera. Ekipet tona janë mobile, ndërsa kemi ndihmë nga kolegë nga Vinica, si dhe vullnetarë nga Dellçeva dhe Pehçeva", theksoi Dragan Apostllov, komandant i NJTZ -Koçan.

Flakët tashmë kanë shkatërruar rreth 100 hektarë pyje me kërcell të ulët, ndërsa prioritet i ekipeve të zjarrfikësve është parandalimi i përhapjes së zjarrit në shpatijet më të larta të Osogovisë.

Përveç zjarrit në afërsi të Gllavovicës, zjarrfikësit kanë marrë njoftim dhe për një zjarr të ri në atarin e fshatit Rajçan, tek fshatit Svilanovë, si dhe në afërsi të fshatit Zelengrad, tek lokaliteti Ratkova Skala. rq/

Foto: NJTZ - Koçan

 

QËNDRONI TË LIDHUR