• e diel, 10 nëntor 2024

Zjarri mbi fshatin Gari të Dibrës plotësisht është lokalizuar

Zjarri mbi fshatin Gari të Dibrës plotësisht është lokalizuar

Dibër, 18 gusht 2024 (MIA) - Pasi është vënë nën kontroll dje pasdite, zjarri i madh në malin Stogovë, mbi fshatin Gari të Dibrës, është lokalizuar plotësisht, ka konfirmuar për MIA-n, Xhetan Miftaroski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Dibër.

"Zjarri mbi fshatin Gari, në malin Stogovë, dje është vënë nën kontroll dhe sot është lokalizuar plotësisht. Meqë bie shi, nuk ka rrezik që të ndizet sërish", tha Miftaroski.
 
Sipas tij, është djegur një sipërfaqe prej mbi 75 hektarësh me bar të thatë, me kërcell të vogël, si dhe me pyll me kërcell të lartë.

Me stuhitë e zjarrit katër ditë luftuan zjarrfikësit e Dibrës dhe të punësuarit në filialen e Dibrës "Stogovë" në NP "Pyjet Kombëtare".

 Ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në fshatin Gari, e më pas në Osoj, banorët e të cilit ishin dukshëm të shqetësuar. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR