Zjarri afër Dojranit vihet pjesërisht nën kontroll
- Është vendosur kontroll i pjesshëm mbi zjarrin afër Dojranit para fshatit Nikoliq.
- Post By Fami Bajrami
- 17:49, 5 gusht, 2023

Dojran, 5 gusht 2023 (MIA) - Është vendosur kontroll i pjesshëm mbi zjarrin afër Dojranit para fshatit Nikoliq.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov i cili theksoi se në Dojran pilotët e guximshëm me helikopterin policor deri më tani kanë kryer më shumë se 9 fluturime duke hedhur ujë me saktësi në pikat më kritike dhe me mbështetjen e zjarrfikësve lokal kanë vendosur kontroll të pjesshëm mbi zjarrin.
Ai shton se për shkak të erës së fuqishme dhe stuhisë së pritshme, aeroplani “Er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) nga Kontrolli ajror nuk i është lejuar të fluturojë për në Dojran.
Zjarri afër Dojranit është duke u shuar nga zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe ekipe të NP “Pyjet kombëtare”.
Ndryshe, sipas informacioneve të fundit nga banorët e fshatit Nikoliq, era është ngadalësuar dhe nuk ndikon në përhapjen e zjarrit.
Foto: MIA