• e martë, 24 dhjetor 2024

Zjarri afër Bogdancit vihet nën kontroll

Zjarri afër Bogdancit vihet nën kontroll

Bogdanci, 4 gusht 2023 (MIA) - Zjarri në afërsi të Bogdancit tek vendi Bërdarov kamen, ku digjen pyje me shkurre dhe bar i thatë është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarri është duke u shuar nga gjashtëdhjetë zjarrfikës dhe ekipe të “Pyjeve kombëtare” dhe ndërmarrjes komunale të Bogdancit të cilët me ndërhyrjen e tyre të shpejtë nuk lejojnë përhapjen e zjarrit.

Edhe kryetari i Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov konfirmoi se zjarri është lokalizuar, por ekipet janë ende në terren dhe bëjnë kujdes që të mos përhapet në vende të reja.

“Për momentin zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, por është kritike në orët në vijim. Nëse nuk shfaqen vatra të reja, zjarri do të shuhet plotësisht", deklaroi Shapov.

Sipas tij, zjarri dje ka filluar të përhapet nga pjesët e poshtme të këtij terreni ku ka sipërfaqe të kultivuara dhe dyshon se shkak i zjarrit është faktori njeri.

Janë djegur rreth 500 hektarë pyje me shkurre dhe bar i thatë. Zjarri dje ka kaluar nëpër mullinjtë e erës mbi Bogdanci pa shkaktuar dëme në to.

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR