Zjarr pyjor nën Pelister, zjarrfikësit e Manastirit e kontrollojnë
- Ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës - Manastir dhe Parku Kombëtar Pelister kanë vënë nën kontroll zjarrin pyjor, i cili pasdite ka shpërthyer në atarin në mes të fshatrave Rotinë dhe Capari nën Pelister.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:58, 1 prill, 2024
Manastir, 1 prill 2024 (MIA) - Ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës - Manastir dhe Parku Kombëtar Pelister kanë vënë nën kontroll zjarrin pyjor, i cili pasdite ka shpërthyer në atarin në mes të fshatrave Rotinë dhe Capari nën Pelister.
Në një deklaratë për MIA-n, komandanti i NJTZ - Manastir Goran Dimkovski theksoi se zjarri është ende aktiv, por është nën kontroll.
"Fatkeqësisht qytetarë të papërgjegjshëm janë shkaktarë të zjarrit, i cili ndodhet 300 metra nga hapësirat e Parkut Kombëtar Pelister. Në terren janë 18 zjarrfikës me 5 automjete të pajisura shumë, ndërsa bashkë me ne është edhe ekipi i zjarrfikësve nga Parku Kombëtar Pelister. Zjarri është lokalizuar që të mos lëvizë në drejtim të pyllit me pisha të Pelisterit, por është afër rrugës rajonale Manastir-Resnjë", tha Dimkovski.
Nga NJTZ - Manastir kanë konfirmuar se qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit pyjor nën zonën e Pelisterit.
Foto: MIA