Zjarr në oborrin e fshatit Sonjë të komunës së Sopishtës, angazhohen tre “er traktor”
- Në atarin e fshatit Sonje në Komunën e Sopishtes pasdite ka shpërthyer një zjarr ku për shuarjen e tij janë angazhuar tre "er traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:52, 4 tetor, 2023

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Në atarin e fshatit Sonje në Komunën e Sopishtes pasdite ka shpërthyer një zjarr ku për shuarjen e tij janë angazhuar tre "er traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se digjet bimësi e thatë dhe bredha e ulët, ndërsa tymi dukej nga pjesa më e madhe e qytetit, gjë që shkaktoi ankth mes qytetarëve dhe më shumë telefonata në numrin 112.
"Zjarri është shuar në afërsi të disa vilave. Është djegur vetëm një dhomë ngjitur", thotë Angelov. qa/ab/
Foto: QMK