• e shtunë, 18 maj 2024

Zjarr në një objekt hotelierik në Tregun e qytetit në Ohër, është shkaktuar dëm i madh material

Zjarr në një objekt hotelierik në Tregun e qytetit në Ohër, është shkaktuar dëm i madh material

Ohër, 10 mars 2024 (MIA) - Një zjarr sot herët në mëngjes ka shpërthyer në një objekt hotelierik në ndërtesën e Tregut të qytetit, në bulevardin "Turistja" në Ohër.

Zjarri diku në orën 3:30 ishte denoncuar në Njësinë Territoriale Zjarrfikëse e cila menjëherë ka intervenuar me dy automjete, kështu që me intervenim të shpejtë është parandaluar përhapja e flakës në dyqanet e tjera në objekt. 

Vijon mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimi duhet t'i konfirmojë shkaqet e zjarrit në të cilin është shkaktuar dëm më i madh material. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR