• e premte, 05 korrik 2024

Zjarr në një kazino në pjesën e re të Velesit

Zjarr në një kazino në pjesën e re të Velesit

Veles, 18 janar 2024 (MIA) - Sonte rreth orës 18:00 është djegur kazinoja “Admiral” në një objekt në pjesën e re të Velesit, në zonën Bagremçe.

Sipas informacioneve fillestare nga SPB Veles, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda.

Në fikje janë përfshirë dy automjete zjarrfikëse të NJTKZ nga Velesi dhe rreth njëzet zjarrfikës.

Vendi i zjarrit është siguruar nga policia, për momentin nuk ka rrezik për banesat në ndërtesën dhe objektet përreth. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR