• e hënë, 30 dhjetor 2024

Zjarr në një barakë në Kisella Vodë, nuk ka të lënduar

Zjarr në një barakë në Kisella Vodë, nuk ka të lënduar

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Në komunën e Kisella Vodës, në lagjen "11 Tetori" sot është djegur një barakë, në të cilën, në momentin e zjarrit, ka patur njerëz, të cilët për fat nuk janë lënduar, informoi Komandanti i Brigadës së Shkupit për mbrojtje zjarrfikëse Zvonko Tomeski për MIA-n.

Siç njoftoi Tomeski, zjarri ka filluar nga oxhaku në barakë, kurse intervenimi është kryer shpejtë.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë zjarrëfikës, me dy automjete zjarrfikëse. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR