Zjarr në ishullin grek Hios, evakuohet një fshat
- Një zjarr pyjor ka shpërthyer sot në ishullin grek Hios, ndërsa përmes një mesazhi nga numri 112 për raste urgjente është kërkuar nga banorët e një fshati që të evakuohen si masë parandaluese, njoftoi korrespondentja e MIA-s ngs Athina.

Athinë, 7 qershor 2024 (MIA) - Një zjarr pyjor ka shpërthyer sot në ishullin grek Hios, ndërsa përmes një mesazhi nga numri 112 për raste urgjente është kërkuar nga banorët e një fshati që të evakuohen si masë parandaluese, njoftoi korrespondentja e MIA-s ngs Athina.
Sipas mediave greke, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 55 zjarrfikës me tre ekipe këmbësorie, 13 automjete, ndihmojnë edhe vullnetarë dhe cisterna të komunës, ndërsa nga ajri kanë ndërhyrë pesë aeroplanë dhe një helikopter. ls/