Zjarr në hyrje të Zelenikovës së Shkupit
- Pasdite shpërtheu një zjarr i madh në Komunën e Zelenikovës ndërmjet fshatrave Vrazhallë dhe Moranë. Po digjet bar i lartë i thatë, i degraduar me kërcell të ulët, pyll bredhi dhe i ri lisi dhe shkoza, informon QMK.
- Post By Sara Ademi
- 16:25, 3 tetor, 2023

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Pasdite shpërtheu një zjarr i madh në Komunën e Zelenikovës ndërmjet fshatrave Vrazhallë dhe Moranë. Po digjet bar i lartë i thatë, i degraduar me kërcell të ulët, pyll bredhi dhe i ri lisi dhe shkoza, informon QMK.
Ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit me automjete janë në terren, por njëra anë e zjarrit tashmë ka kaluar në zonë të lartë dhe të paarritshme. Për shkak të vlerësimit në terren i cili tregon se nevojitet mbështetje ajrore, është dërguar një helikopter i MPB-së për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, informon drejtori i QMK-së Stojançe Angellov. sa/