Zjarr në fshatin Reçan, Gostivar
- Të punësuar në "Pyjet e Maqedonisë" dhe zjarrfikës ndërmarrin masa që ta lokalizojnë zjarrin pyjor, i cili paradite shpërtheu në afërsi të fshatit Reçan, Gostivar.
- Post By Besnik Shuki
- 14:14, 2 shtator, 2023

Gostivar, 2 shtator 2023 (MIA) - Të punësuar në "Pyjet e Maqedonisë" dhe zjarrfikës ndërmarrin masa që ta lokalizojnë zjarrin pyjor, i cili paradite shpërtheu në afërsi të fshatit Reçan, Gostivar.
Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, për zjarrin janë paraqitur në numrin e telefonit 112, ndërsa në vend është dërguar një ekip prej tre zjarrfikësve dhe një automjet zjarrfikës.
"Informatat e para tregojnë se po digjet bar i thatë dhe pyll me shkurre, por është përfshirë edhe një pjesë e pyllit me drunj të lartë", informojnë nga QMK.
Pas denoncimit të zjarrit në atarin e fshatit Reçan, janë kontaktuar Pyjet kombëtare - Filiali Sharr-Gostivar, të cilët kanë dërguar në terren ekip për të shuar zjarrin. bsh/
Foto: MIA arkiv