• e premte, 05 korrik 2024

Zjarr në aeroportin në Katania, janë anuluar të gjitha fluturimet deri të mërkurën

Zjarr në aeroportin në Katania, janë anuluar të gjitha fluturimet deri të mërkurën

Katania, 17 korrik 2023 (MIA) - Në aeroportin ndërkombëtar "Vinçenco Belini" në qytetin Katania në Sicili mbrëmë ka shpërthyer një zjarr, i cili shumë shpejtë ishte shuar. 

Të gjitha fluturimet nga aeroporti janë anuluar deri më 19 korrik në orën 14, njoftoi kompania e cila menaxhon me atë aeroport. 

Zjarri, që shpërtheu mbrëmë në orën 23 e 29 minuta dhe i cili ishte denoncuar menjëherë te zjarrfikësit, për pak kohë ishte shuar, ndërsa udhëtarët ishin evakuuar nga ndërtesa e aeroportit e mbushur me tym.

Ka pasur edhe një rrëmujë pasagjerësh, por nuk ka pasur lëndime të rënda, raportoi  Ansa italiane.

Zjarri kishte filluar në katin e poshtëm të aeroportit, shtoi RAI.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR