• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zjarr në Çair, një zjarrfikës hospitalizohet për shkak të asfiksimit nga tymi

Zjarr në Çair, një zjarrfikës hospitalizohet për shkak të asfiksimit nga tymi

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mëngjes në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit. Sipas informacioneve të QMK-së, një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji për shkak të asfiksimit nga tymi.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), thonë se sipas informacioneve të Brigadës territoriale kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit në periudhën prej orës 01:50 kanë shuar zjarrin në një depo në rrugën "Prohor Pçinski" në Shkup.

"Intervenimi është kryer me 7 automjete dhe 20 zjarrfikës. Në vendin e ngjarjes përveç njësive të BTKZ-së të cilët janë duke e shuar zjarrin ka qenë edhe policia dhe Ndihma e shpejtë. Sipas raportit zyrtar nga BTKZ, një zjarrfikës është dërguar në toksikologji për shkak të sasisë së madhe të thithjes së tymit", thuhet në njoftimin e QMK-së. 

Ata shtojnë se po ndërhyhet për evakuimin e banorëve të ndërtesës ku ndodhet depoja, ku më pas janë djegur edhe dyqane.

"BTKZ e Qytetit të Shkupit ende është duke intervenuar në nxjerrjen e banorëve dhe pas intervenimit do të dalë me të dhëna zyrtare", shton QMK-ja. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR