• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarr i madh pyjor në lindje të San Franciskos

Zjarr i madh pyjor në lindje të San Franciskos

San Francisko, 2 qershor 2024 (MIA) – Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin e madh rreth San Franciskos në Kaliforni, por situata po përkeqësohet shkaku i erërave që nxisin flakët.

Sipas kumtesës së Departamentit për pyje dhe mbrojtje nga zjarret në Kaliforni, zjarri shpërtheu dje pasdite në afërsi të qytetit Trejsi, rreth 96 kilometra në lindje të San Franciskos, në zonën e përbërë kryesisht nga kodra me bar dhe ku erërat e forta pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës.

Autoritetet lokale thanë mbrëmë vonë se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 44.5 kilometra katrorë për dallim nga raportimi i mëparshëm prej 40.4 kilometra katrorë.

Sektori për pyje dhe mbrojtje informon se gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar dy zjarrfikës.

Zyra për menaxhim me situata të jashtëzakonshme në Qarkun San Hoakin lëshoi ​ urdhër për evakuim në zonën në lindje të autostradës 580. Banorët midis rrugës Koral Holou dhe bulevardit Trejsi u urdhëruan të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërsa banorëve në jug të bulevardit Trejsi u është thënë të përgatiten për evakuim.

Foto: X skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR