Zjarr i madh në pjesën juglindore në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës
- Një zjarr i madh shpërtheu pak para orës 13:00 sipas kohës lokale afër vendbanimeve në pjesën juglindore të rajonit të Atikës, zona më e gjerë e Athinës, ndërsa përmes dy mesazheve nga numri 112 për raste urgjente, u kërkua nga të gjithë ata që janë në afërsi të zonës të evakuohen, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 26 qershor 2025 (MIA) - Një zjarr i madh shpërtheu pak para orës 13:00 sipas kohës lokale afër vendbanimeve në pjesën juglindore të rajonit të Atikës, zona më e gjerë e Athinës, ndërsa përmes dy mesazheve nga numri 112 për raste urgjente, u kërkua nga të gjithë ata që janë në afërsi të zonës të evakuohen, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Shërbimi i zjarrëfikësve të Greqisë u informua se po intervenojnë 90 zjarrëfikës me tre ekipe këmbësorike, 28 automjete, tetë aeroplanë, pesë helikopterë, si dhe cisterna nga komuna.
Jozyrtarisht, flakët janë shumë pranë shtëpive dhe po përhapen me shpejtësi të madhe.
Me vendim dhe urdhër të policisë është ndërprerë trafiku në bulevardet afër zonës. qa/