• e premte, 05 dhjetor 2025

Zidani do ta udhëheqë Francën në KB 2026

Zidani do ta udhëheqë  Francën në KB 2026

Paris, 6 gusht 2025 (MIA) – Zinedin Zidani do të bëhet trajneri i përfaqësueses franceze, njoftuan disa media franceze. 

Trajneri 53-vjeçar do ta zëvendësojë Didie Deshampin, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar të vitit 2026. 

Deshampi është trajneri i përfaqësueses franceze që nga viti 2012. Nën udhëheqjen e tij "Trikolorët" e fituan Kampionatin Botëror në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve 2020/21, ndërsa gjithashtu arritën në finalen e EURO 2016 dhe Kampionatit Botëror në vitin 2022. 

Zidani punoi në Real Madrid gjatë karrierës së tij si trajner – nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe nga viti 2019 deri në vitin 2021. Nën udhëheqjen e tij klubi madrilen dy herë u bë kampion i Spanjës dhe tri herë me radhë e fitoi Ligën e Kampionëve. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR