• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zidan: Nuk do të jetë lehtë sonte, por Reali është Real

Zidan: Nuk do të jetë lehtë sonte, por Reali është Real

Munih, 30 prill 2024 (MIA) - Ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan deklaroi se ndeshjet në të cilat luajnë Reali kundër Bajern Munihut janë "klasiko evropiane".

Gjiganti gjerman sonte e pret klubin mbretëror në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve mes dy palëve. Revanshi do të luhet më 8 maj në kryeqytetin spanjoll.

Ndeshjet të cilat i patëm me Bajernin në të kaluarën çdoherë ishin të mira. Ato janë ndeshje të colat secili duhet t'i luajë sepse Bajerni është ekip mjaft konkurrues dhe shumë, shumë i fuqishëm. Nuk do të jetë lehtë. Kjo ndeshje ka statusin e "klaikos evropiane", komentoi Zidan për "Atletik".

Ndeshja e sotme definitivisht nuk do të jetë e lehtë, por Real Madridi është Real Madrid, shtoi ish reprezentuesi francez.

Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve, të mërkurën në Gjermani do të luajnë Borusia Dortmund dhe Pari Sen Zhermen. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR