• e shtunë, 28 shtator 2024

Zhirona për herë të parë në historinë e saj mposhti Barcelonën dhe kthehet në pozitën e liderit në La liga

Zhirona për herë të parë në historinë e saj mposhti Barcelonën dhe kthehet në pozitën e liderit në La liga

Barcelona, ​​11 dhjetor 2023 (MIA) - Në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll në futboll, Zhirona mbrëmë si mysafire e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4:2.

Zhirona është pa humbje në La liga në tetë ndeshjet e fundit. Humbjen e vetme në kampionat e pësoi më 30 shtator në përballjen me Real Madridin (0:3).

Pas kësaj ndeshje Zhirona me 41 pikë i prin tabelës, para Realit me 39 pikë. Barcelona me 34 pikë është në vendin e katërt.

Barcelona për herë të parë në historinë e saj humb nga Zhirona. Para sezonit 2016/17, skuadra e Zhironës asnjëherë nuk ka luajtur në La liga.

Foto: Fejsbuk Zhirona

QËNDRONI TË LIDHUR