• e enjte, 04 korrik 2024

Zhao Mario: Është e vështirë të gjenden fjalë për të shpjeguar se si e lëshuam fitoren ndaj Interit

Zhao Mario: Është e vështirë të gjenden fjalë për të shpjeguar se si e lëshuam fitoren ndaj Interit

Lisbonë, 30 nëntor 2023 (MIA)- Mesfushori i Benfikës, Zhao Mario nuk mund ta besojë se si nuk arritën ta fitojnë ndeshjen e mbrëmshme (3:3) me Interin në kuadër të xhiros së 5-të të fazës së grupeve në Ligën e kampionëve.

Zhao Mario i cili shënoi tre gola për Benfikën u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

"Është e vështirë të gjesh fjalë për të shpjeguar atë që ndodhi pas pjesës së parë. Duhet pranuar që bëmë disa gabime, por disa gjëra të imëta ishin kundër nesh. Është e vështirë të kuptohet ajo që ndodhi pas një pjese të tillë të parë. Askush nuk mund ta paramendonte se ndeshja do të përfundonte në këtë mënyrë", citon Marion Pres shërbimi i UEFA-s.

Pas kësaj ndeshje Interi ka gjithsej 11 pikë dhe është në vendin e dytë në grupin D. Benfika me një pikë gjendet në pozitën e fundit në renditje.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR