• e premte, 05 dhjetor 2025

Zgjidhet drejtori i Inspektoratit për Gjuhën Maqedonase, pas përfundimit të procedurës, do të vijojë punësimi i lektorëve, thotë Ljutkovi

Zgjidhet  drejtori i Inspektoratit për Gjuhën Maqedonase, pas përfundimit të procedurës, do të vijojë punësimi i lektorëve, thotë Ljutkovi

 Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot informoi se një pjesë e procedurës për themelimin e Inspektoratit për Gjuhën Maqedonase tashmë ka përfunduar.

Ai në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës në Bibliotekën Universitare "Shën Kliment i ohrit" në Shkup, ai tha se ajo që vlen për të gjitha inspektoratet do të vlejë edhe për këtë. 

 "Një pjesë e procedurës ka përfunduar, dhe ajo ishte harmonizimi me Ligjin, tashmë e kemi harmonizuar. Ajo që vlen për të gjitha inspektoratet vlen edhe për këtë. Është zgjedhur një drejtor, gjatë kësaj periudhe kemi punuar në aktet për sistematizimin e ri që do të duhet të miratohet brenda inspektoratit, afati ishte 20 qershori, ne tashmë e kemi përfunduar sot dhe është dërguar në Ministrinë e Administratës Publike. Kur të marrim pëlqimin, menjëherë do të vazhdojmë me punësimin e inspektorëve dhe lektorëve në të gjitha institucionet ku duhet të ketë një të tillë me ligj", informoi ministri.

 Themelimi i Inspektoratit të Gjuhës Maqedonase ka për qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase.

Foto: Arkivi i MIA-s 

Video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR