• e hënë, 09 shtator 2024

Zgjedhjet, eurointegrimet, Kodi zgjedhor dhe qeveria teknike - tema të takimit të sotëm të liderëve në Kuvend

Zgjedhjet, eurointegrimet, Kodi zgjedhor dhe qeveria teknike - tema të takimit të sotëm të liderëve në Kuvend

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot në mesditë pritet të fillojë takimi i liderëve të partive më të mëdha parlamentare në vend, LSDM-së në pushtet dhe koalicionit, BDI-së dhe Aleancës për Shqiçtarët dhe VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në opozitë, Të Majtës, partive nga Lidhja evropiane për ndryshime, ku duhet të bisedohet për zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare 2024, por edhe për eurointegrimet dhe qeverinë teknike. Në takim i cili duhet të fillojë në orën 12:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Во Собранието во тек е средбата на премиерот и претседател на СДСМ, Димитар Ковачевски со лидерите на парламентарните политички партии, на која треба да се разговара за европскиот пат на земј

Pjesa më e madhe e partive parlamentare e konfirmuan praninë në takim. Njerëzit e parë të partive pritet ta dakordojnë datën për zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa është e qartë se ato do të mbahen në maj. Liderët e partive më të mëdha politike në deklaratat publike tashmë shprehën pajtueshmëri që zgjehdjet mund të mbahen atëherë. Raundi i dytë i mundshëm i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me siguri do të mbahet më 8 maj. Raundi i parë i zgjehdjeve presidenciale me atë rast do të ishte 24 prilli.

Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Димитар Ковачевски денеска ќе ја посети компанијата „Метро“ лоцирана во индустриската зона Ќојлија.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në paralajmërimin se do të thërrasë takim të liderëve si një ga temat e bisedimeve i ceki eurointegrimet, më pas datën e zgjedhjeve dhe Kodin zgjehdor në pajtim me vërejtjet e OSBE/ODIHR-në.

Дозволете во мое лично име и во име на ВМРО-ДПМНЕ на сите граѓани на Република Македонија да им го честитам 1-ви Мај, Меѓународниот ден на трудот.

Nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, dolën me qëndrim se është i pranueshëm takimi i liderëve, por në të cilin do të bisedohej për saktësimin përfundimtar të datës së zgjehdjeve, pranimi i vërejtjeve të OSBE/ODIHR-së, si dhe ofertën për heqje të qeverisë teknike, në këmbim të asaj që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI.

Kovaçevski, të shtunën tha se tkaim i suksesshëm i liderëve do të thotë se partitë politike do të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazhi nga një parti politike ndaj tjetrës.

Fjalën e fundit prë datën e mbajtjes së zgjehdjeve parlamentare dhe presidenciale, siç tha, duhet ta thonë partitë, por sipas kalendarit mundësi më e madhe për diçka të tillë është në muajin maj, duke përkujtuar se vitine  ardhshëm do të jenë zgjehdjet e para të rregullta parlamentare në shtetin tonë pas vitit 2006.

Прес-конференција на министерот за надворешни работи, Бујар Османи.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë deklaroi se konsideron se është me rëndësi çështja për ndryshimet kushtetuese të hapet në takimin e liderëve. Sipas tij, ndryhsimet kushtetuese do të ndodhin, siç pohon, më së voni gjashtë muaj prej sot, në cilin do kombinim.

Osmani, gjatë pjesëmarrjes në emision në televizionin Sitel, porositi se shteti nuk mund të stagnojë në rrugën evropiane, sepse, siç tha, ai është oksigjeni ynë dhe indi lidhës. Sipas osmanit ndryhsimet kushtetuese do të ndodhin dhe do të votojnë mu aktorët të cilët sot kundërshtojnë, siç tha, për të fituar në zgjedhje. Pa ndryshime kushtetuese, theksoi ai, nuk ka vazhdim të negociatave dhe kjo është e qartë.

"Skriningu përfundon këtë javë, dhe atë me kapitullin për MPJ-në. Raporti atje konstatoi 100 prë qind harmonizim me politikën e jashtme, përparim mjaft të mirë, megjithatë rregullat janë të tilla", deklaroi ai.

Osmani, gjithashtu, theksoi se ne jemi një hap përpara edhe në krahasim me Shqipërinë, por se nuk pret që në dhjetor të ketë zhvendosje.

Ministri dhe zëdhënës i BDI-së, gjithashtu, tha se kryeministri teknik do të jetë propozim i BDI-së dhe se ai mund të jetë Talat Xhaferi, por nëse do të jetë, megjithatë, duhet vendim nga organet e partisë, të cilat, siç tha, do të takohen javën e ardhshme.

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR