• e hënë, 23 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Shaqiri: Ende nuk është vendosur se kush do të jetë bartës i listës zgjedhore të BDI-së në NJZ 5, i mirëseardhur është çdo bashkim

ZGJEDHJET 2024/ Shaqiri: Ende nuk është vendosur se kush do të jetë bartës i listës zgjedhore të BDI-së në NJZ 5, i mirëseardhur është çdo bashkim

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe anëtar i Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Jeton Shaqiri njoftoi se partia e tij ende nuk ka marrë vendim se kush do të jetë bartës i listës për deputetë në Njësinë e Pestë Zgjedhore. 

I pyetur nëse do të ishte e pranueshme që Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët të jetë bartës i listës së deputetëve në NJZ 5, Shaqiri sonte në TV21 tha se çdo bashkim për rritjen e numrit të deputetëve në këtë zonë zgjedhore është i mirëseardhur.

"Unë nuk mund të flas në emër të degës, mund të flas në emrin tim sepse jam anëtar i degës dhe anëtar i Kryesisë, por çdo vendim duhet ta marrin organet e partisë. Derisa të kemi diçka zyrtare, nuk do të doja të komentoja, por kushdo do të ishte i mirëpritur. Është shumë e rëndësishme për Njësinë e pestë zgjedhore, sepse çdo herë kemi treguar rezultatin maksimal atje dhe duhet të bëjmë maksimumin për t'i arritur ato rezultate. Do të thoja se çdo bashkim për rritjen e numrit të deputetëve në krahasim me vitin paraprak do të ishte i mirëseardhur", tha Shaqiri.

Lidhur me rritjen e pagave të të punësuarve në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup dhe reagimet e sindikatave në universitetet tjera publike se pse nuk kanë marrë ngritje, Shaqiri si ministër i Arsimit dhe Shkencës theksoi se deri më tani asnjë sindikatë apo universitet nuk i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me një kërkesë të tillë.

"Elementi është i natyrës juridike, pra kufizimet që dalin nga Kodi Zgjedhor. Do të na duhet t'i shohim dhe t'i marrim parasysh. Për mua një iniciativë pozitive për ngritjen e pagave në një universitet publik është shumë më e rëndësishme për të vazhduar mbështetjen që do të kenë të gjitha universitetet e tjera publike në vend", tha Shaqiri. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR