• e diel, 22 dhjetor 2024

Zgjedhjet 2024/ Pendarovski, Siljanovska Davkova, Taravari, Jakimovski, Vankovska, kandidatë për president të shtetit

Zgjedhjet 2024/ Pendarovski, Siljanovska Davkova, Taravari, Jakimovski, Vankovska, kandidatë për president të shtetit

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Një ditë para fillimit të afatit për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe deputetë, në periudhë prej një ore partitë më të mëdha politike i bënë të ditur kandidatët e tyre për president, të cilët duhet të marrin mbështetje në konventat e partisë në fillim të marsit.

Претседателот Стево Пендаровски очекува да се почитува препораката на ОБСЕ/ОДИХР непосредно пред избори да нема менување на изборните правила. Тоа го наведуваат од Кабинетот на претседателот 

Presidenti aktual Stevo Pendarovski mori mbështetjen nga udhëheqësia më e lartë e LSDM-së për mandat të dytë, përderisa kandidatja e vetme e paraqitur në konkursin publik të VMRO-DPMNE-së është profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova. Pendarovski dhe Siljanovska Davkova ishin kundërkandidatë edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale (rrethi i parë më 21 prill, rrethi i dytë më 5 maj) në vitin 2019, kur në rrethin e dytë fitoi shefi aktual i shtetit. 

Burime partiake dje informuan se në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të mbështetet për kandidat për president të shtetit. Ky vendim këto ditë  do të gjendet para anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë.  Ditëve të vijim tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit,  ndërsa më 3 mars do të jetë edhe konventa promovuese zyrtare.

"Pendarovski është kandidat fitues, me kapacitetin më të madh të koalicionit, i cili së bashku me LSDM-në dhe partitë nga blloku progresiv, demokratik, fuqimisht e ndan vizionin për të ardhmen evropiane të shtetit. Ai në mandatin aktual e ktheu integritetin dhe kredibilitetin e institucionit President dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president për të gjithë qytetarët", thonë nga LSDM-ja.

Можеби некому му изгледа невообичаено, некој кој се занимава со право цел живот, и кој повикува на процедури, да се потпише на ваков начин. Но, ќе објаснам, зошто се потпишав и што мислам за

Nga VMRO-DPMNE, njoftuan se profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin publik të  partisë për president të shtetit. Për kandidaturën e saj do të vendoset nga ana e delegatëve në Konventën për zgjedhje për president që do të mbahet më 2 mars të këtij viti.

"Lidhur me Konkursin publik për zgjehdje të kandidatit të VMRO-DPMNE-së për president të Republikës së Maqedonisë e informojmë opinionin se afati i fundit për parashtrim të paraqitjes skadon sot. Në të njejtën u paraqit prof.dr.Gordana Siljanovska-Davkova e cila parashtroi plan, program për punë dhe numër të nevojshëm të delegatëve", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Министерот за надворешни работи Бујар Османи денеска и утре ќе престојува во работна посета на Јапонија, на покана на неговиот јапонски колега Јошимаса Хајаши.

Për kandidatin e BDI-së në publik ende flitet, edhe pse mediat informojnë se kandidat për president ka mundësi të jetë shefi aktual i diplomacisë Bujar Osmani. Nga BDI-ja paralajmëruan se sot Ali Ahmeti do të bëjë të ditur një lajm të madh. Mbrëmë vonë Ahmeti caktoi konferencë për media në orën 13 në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

Кандидатот за градоначалник на ГРОМ за Карпош, Стевчо Јакимовски најави бесплатен превоз на граѓаните од населените места Трнодол, Жданец и Средно Нерези до булеварот „Партизански одреди“.

Bordi Qendror i OQM mbrëmë mbështetje i dha kryetarit të partisë Stevço Jakimovski.

Изјава на в.д. претседателот на Алијанса за Албанците, Арбен Таравари по средбата со премиерот Димитар Ковачевски. 

Më parë, Lidhja Evropiane për Ndryshime njoftoi se kandidat i tyre do të jetë Arben Taravari, kryetar i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët. 

Професорката Билјана Ванковска ќе биде кандидат на партијата Левица за претседателските избори.

Profesoresha Biljana Vankovska është kandidat për presidente e partisë E majta, ndërsa nënshkrime do të grumbullojë edhe Velo Markovski, i cili para disa muajve paralajmëroi kandidaturë. Kandidaturë për president pritet që sot të publikojë edhe partia "ZNAM" e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon të premten më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Rregullorja për grumbullimin e nënshkrimeve në KSHZ është publikuar në ueb-faqen e Komisionit sec.mk, si dhe dokumentet e nevojshme.

"Mbledhja e nënshkrimeve bëhet para të gjitha drejtorive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë, për këtë dhe për këtë sqarim do të publikohen adresat e drejtorive rajonale të KSHZ-së para të cilave mbledhen nënshkrimet. Procedura fillon në datën 23 dhe vazhdon vazhdimisht çdo ditë. Drejtoritë rajonale do të punojnë me dy ndërrime. Në mëngjes nga ora 8 deri në mbrëmje në orën 20, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars, do të punojnë deri në orën 12:00", njoftoi në seancën e ditëve më parë anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Nisma për grumbullimin e nënshkrimeve për mbështetje për listën e parashtruar për kandidat për president dhe deputetë, siç tha, bëhet duke parashtruar njoftim dhe deklaratë në KSHZ nga ana e kandidatit të propozuar gjegjësisht personit të autorizuar nga ana e tij me njoftim të përgjithshëm të vërtetuar në noter.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars në mesnatë. 

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve ka të bëjë edhe me zgjedhjet presidenciale edhe me zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, përderisa rrethi i dytë i zgjedhjeve është më 8 maj kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR