• e hënë, 23 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Kongresi i parë i Lëvizjes E DI, zyrtarizohet kandidatura presidenciale e Maksim Dimitrievskit

ZGJEDHJET 2024/ Kongresi i parë i Lëvizjes E DI, zyrtarizohet kandidatura presidenciale e Maksim Dimitrievskit

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kongresin e parë të partisë politike Lëvizja ZNAM (E DI)- Për Maqedoninë tonë që u mbajt sonte në Shkup është zyrtarizuar kandidatura presidenciale e Maksim Dimitrievskit. 

Në fjalën e tij, Dimitrievski theksoi se nëse zgjidhet në krye të shtetit do të angazhohet për përcaktimin e vijave të kuqe nga të cilat nuk ka asnjë devijim.

"Politikat që do të zbatohen nëse qytetarët na japin besimin e tyre, do të kemi një shtet modern evropian dhe Maqedoni të fortë. Ekonomi dhe institucione të fuqishme, sundim i ligjit, shëndetësi për të gjithë, nëse e arrijmë këtë e kemi Evropën në shtëpi", tha Dimitrievski i cili falënderoi të pranishmit për besimin për të hyrë në garën për president të vendit.

I pyetur për të komentuar propozimin për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend, Dimitrievski vlerësoi se kjo do të thotë ulje e kapaciteteve të shtetit dhe institucioneve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ai do t'i pranonte kushtet e partive politike të shqiptarëve që i vendosën para zgjedhjeve, Dimitrievski theksoi se ai në parim është një person që nuk i pranon kushtet dhe theksoi se ato i percepton si marketing politik parazgjedhor të subjekteve politike shqiptare.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR