• e martë, 24 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Bordi Ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti Stevo Pendarovskin për kandidat për president të shtetit

ZGJEDHJET 2024/ Bordi Ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti Stevo Pendarovskin për kandidat për president të shtetit

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në përbërje të zgjeruar në mbledhjen e sotme në Shtip, e ka shqyrtuar informacionin për procedurën e zbatuar për kandidat të mundshëm për zgjedhjet presidenciale, dhe siç bëjnë të ditur nga partia, pas analizave, bisedimeve dhe hulumtimeve të bëra të opinionit publik, e ka mbështetur Stevo Pendarovskin për kandidat të saj.

"Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit. Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu imazhin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët. Pendarovski është përfaqësues i të gjithë qytetarëve tanë pa dallim të përkatësisë etnike, politike, fetare apo çfarëdo përkatësie. Ky është profili i kandidatit që i duhet shtetit dhe ai është profili i presidentit të ardhshëm të shtetit", thuhet në kumtesën e Qendrës për Komunikime me Publikun të LSDM-së.

Propozimi që Pendarovski të jetë kandidat për president i LSDM-së duhet të kalojë edhe në Bordin Qendror të partisë dhe në Kongresin e caktuar për këtë fundjavë.

Më parë, sonte lideri i partisë Dimitar Kovaçevski për televizionin "Sitel" deklaroi se pritet që Pendarovski të promovohet zyrtarisht për kandidat për president i LSDM-së në Kongresin e partisë të caktuar për të dielën, por pasi që vendimi për këtë të kalojë në organet e partisë - Bordin Ekzekutiv dhe Bordin Qendror. fc/

Fotografia: LSDM

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR