• e diel, 24 nëntor 2024

Zgjedhje presidenciale në Rumani

Zgjedhje presidenciale në Rumani

Bukuresht, 24nëntor 2024 (MIA) - Sot, rumunët po zgjedhin një president të ri nga 13 kandidatët, ndërsa shanse më të mëdha kanë kryeministri Marsel Çollaku, i cili mbështetet nga partia më e madhe rumune - Partia Social Demokrate dhe kreu i Aleancës së djathtë për Bashkimin e Rumunëve, Xhorxh Simion.

Të drejtë vote kanë pak më shumë se 18 milionë rumunë, ndërsa në vendet e huaja jetojnë mbi 989.000 votues. Votimi në vendet e huaja ka nisur pardje.

Kandidati më i ri për president të Rumanisë ka 37 vjet, ndërsa më i vjetri 66. Mes tyre ka politikanë me përvojë dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme - veterinarë, gazetarë dhe avokatë, ish gjeneral dhe ish oficer.

Favorit kryesor në zgjedhjet presidenciale është kryeministri aktual Çollaku.

Votimi do të përfundojë në orën 21 sipas kohës lokale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR