Borrel: Të bëhet presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut që ta pranojnë propozimin amerikan për armëpushim
- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel në konferencën e sotme për shtyp në Bejrut apeloi që të bëhet presion ndaj Qeverisë izraelite dhe lëvizjes libaneze Hezbollah që ta pranojnë propozimin amerikan për armëpushim.
- Post By Besnik Shuki
- 14:34, 24 nëntor, 2024
Bejrut, 24 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel në konferencën e sotme për shtyp në Bejrut apeloi që të bëhet presion ndaj Qeverisë izraelite dhe lëvizjes libaneze Hezbollah që ta pranojnë propozimin amerikan për armëpushim.
Që të arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, nevojitet të implementohet rezoluta 1701 e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës armata libaneze duhet të sistemohet në Libanin jugor dhe të konsolidojë praninë e saj në zonën kufitare. Sipas Rezolutës 1701, Hezbollahu do të tërhiqet në veri të lumit Litani në rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin. Izraeli dhe Libani në afat prej 60 ditëve po ashtu duhet të diskutojnë zbatimin e plotë të rezolutës 1701 të KB-së.
Shefi i diplomacisë evropiane premtoi edhe 200 milionë euro për përkrahje të armatës libaneze.
Borrel, po ashtu u ka bërë thirrje edhe liderëve libanezë që të zgjedhin president, me qëllim që ta tejkalojnë vakumin dyvjeçar. bsh/
Foto: EPA