• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zgjedhje lokale në Britaninë e Madhe

Zgjedhje lokale në Britaninë e Madhe

Londër, 2 maj 2024 (MIA) - Në Britaninë e Madhe sot votohet për zgjedhje lokale të cilat shihen si test i fundit i opinionit publik para zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti.

Parashikimet tregojnë se konservatorët në pushtet mund të humbasin deri në gjysmën e vendeve në këshill që po mbrojnë dhe se partia pret "humbje të konsiderueshme".

Shumica e vendeve për rizgjedhje për herë të fundit u kontestuan në vitin 2001, në kulmin e popullaritetit të Boris Xhonson kur u prezantua vaksina kundër Kovid-19.

Gjithashtu, mbahen gjithsej 11 zgjedhje për kryetar të perfektit, përfshirë edhe kryetarin e Londrës mes favoritit, kryetarin aktual laburist Sadik Kan dhe sfiduesen konservatore, Suzan Holl.

Parashikimet vazhdimisht e vënë Kanin para Hollit, ndërsa anketën e publikuar të mërkurën nga Savanta e udhëheq Kan për 10 pik përqindje, pasi epërsia e tij është ulur gjatë fushatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR