• e enjte, 20 qershor 2024

ZGJEDHJE 2024: MIA do t'i prezantojë programet e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare

ZGJEDHJE 2024: MIA do t'i prezantojë programet e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike - MIA, me rastin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do t'i prezantojë programet e partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur në bazë të listave të kandidatëve që i konfirmoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Për këtë qëllim, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje, mund t'i dorëzojnë përmbajtjet e sublimuara të programit të tyre zgjedhor përmes postës elektronike në e-adresën e MIA-s mia@mia.mk. Teksti duhet të përmbajë më së shumti 6.000 karaktere. mia/

QËNDRONI TË LIDHUR