• e shtunë, 21 dhjetor 2024

ZGJEDHJE 2024/ KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën

ZGJEDHJE 2024/ KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Sipas të dhënave  më të reja të paralajmëruara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundimisht me ditën e djeshme gjithsej 14.360 qytetarë kanë dhënë nënshkrimin për parashtruesit e kandidaturës për presidenti të shtetit. Sipas të dhënave të publikuara të KSH-së, deri më tani askush nga kandidatët për shtef të shtetit nuk ia ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët.   

Sipas seksionit të KSHZ-së, më së shumti nënshkrime ka Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin janë nënshkruar 5.405. I dyti në listë është lideri i "ZNAM"- Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 3613 nënshkrime të mbledhura. Kandidatja e mbështetur nga partia E Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska, ka mbledhur 2.758 nënshkrime, ndërsa kandidati i GROM-it", Stevço Jakimovski ka 1.974 nënshkrime.

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për presidenti të shtetit kanë më pak se një mijë nënshkrime – Vello Markovski ka 249 nënshkrime, ndërsa kandidati i bllokut opozitar “Vlen”, Arben Taravari, ka 246 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto dy ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se duke filluar nga sot, përderisa vazhdon mbledhja e nënshkrimeve, një herë në ditë do të bëjë publik numrin e nënshkrimeve të marra për secilin kërkues individualisht dhe rregullisht do të përditësohet.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha sektorët rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për president të shtetit,duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR