• e premte, 20 dhjetor 2024

ZGJEDHJE 2024/ Dashtevski: Derisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare

ZGJEDHJE 2024/ Dashtevski: Derisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Përderisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale do të vazhdojë fushata për zgjedhjet parlamentare, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski duke precizuar deklaratën e dhënë ditë më parë.

"Do të doja të them në lidhje me një deklaratë time, dëshiroj të saktësoj se duke qenë se fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare për përputhen, ligji është i qartë se ka heshtje parazgjedhore presidenciale më 22 prill dhe zgjat deri më 24 prill. Nuk do të përputhet me heshtjen për zgjedhjet parlamentare. Të mos ketë huti. Vlerësoj se ky është shpjegim i mjaftueshëm, sepse në deklaratën që kam dhënë më herët nuk kam precizuar datat për asgjë dhe kjo do të ishte diçka që parashihet me ligj dhe rregulloren", tha Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 24 prill, ndërsa fushata fillon me 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill kur dhe fillon heshtja për zgjedhjet presidenciale, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë me 8 maj, fushata fillon me 18 prill dhe do të zgjasë deri në 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet fushatë elektorale për zgjedhjet presidenciale. Kjo, siç është theksuar javën e kaluar në KSHZ është një situatë unike e këtij lloji deri më tani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR