Ibrahimi: Nuk e largojmë askënd nga puna pse është punësuar nga BDI-ja
- Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë, theksoi rëndësinë e ruajtjes së njerëzores në raport me hallet dhe dertet e qytetarëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:59, 21 nëntor, 2024
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë, theksoi rëndësinë e ruajtjes së njerëzores në raport me hallet dhe dertet e qytetarëve.
“Kemi plot raste. Në Shkup, kishim një rast me Bashkimin, ku vjen dikush me hall, i cili ishte punësuar nga BDI-ja. Ai ishte invalid dhe na pyeti: ‘A duhet të bëhem anëtar i Alternativës që të mos humbas vendin e punës?’ Ishte një njeri i verbër dhe në gjendje të rëndë. I thashë: ‘Nuk ka nevojë të bëhesh anëtar i Alternativës. Rri aty ku je, nuk do ta humbasësh vendin e punës,’” tha Ibrahimi ndër të tjera.
Ai nënvizoi se Alternativa mbetet e përkushtuar për t’i trajtuar qytetarët me ndershmëri dhe drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë
politike të tyretheksohet në kumtesën e Alternativës.
Foto: Arkivi i MIA-s