• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Rusia fitoi në Gjeorgji, ndërsa të njëjtën do ta bëjë edhe në Moldavi

Zelenski: Rusia fitoi në Gjeorgji,  ndërsa të njëjtën  do ta bëjë  edhe në Moldavi

 Kiev, 30 tetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Perëndimi duhet të pranojë se Rusia fitoi në Gjeorgji dhe është i gatshëm të bëjë të njëjtën në Moldavi, përveç nëse nuk braktiset retorika perëndimore kundër kalimit të vijave të kuqe nga ana e Moskës.

"Duhet të pranojmë se Rusia tani për tani po fiton në Gjeorgji. Fillimisht morën një pjesë të Gjeorgjisë, pastaj ndryshuan politikën, qeverinë. Dhe tani (Gjeorgjia) ka një qeveri pro-ruse", tha Zelenski në një video-mesazh të publikuar sot në anglisht.

 Ai shtoi se Rusia është "në rrugë" për të bërë të njëjtën në Moldavi. "Dhe ata do ta bëjnë këtë, nëse, kuptohet, Perëndimi nuk ndalon së foluri (kundër) kalimit të vijave të kuqe", tha Zelenski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR