• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Operacioni në Kursk ka për qëllim krijimin e tampon - zonave

Zelenski: Operacioni në Kursk ka për qëllim krijimin e tampon - zonave

Kiev, 19 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodomir Zelenski deklaroi se operacioni në zonën ruse Kursk ka për qëllim "krijimin e tampon zonës". Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas qartë ta theksojë qëllimin e sulmeve në territorin rus, transmeton "Skaj njuz". 

Paraprakisht, Zelenski deklaroi se operacioni, që ka filluar më 6 gusht, ka qëllim t'i mbrojë bashkësitë në rajonin kufitar Sumi nga granatimi i vazhdueshëm.

"Tani detyra jonë primare në operacionet mbrojtëse është që të shkatërrojmë sa më shumë që është e mundur një potencial ushtarak rus dhe të zbatojmë aktivitetet maksimale kundërofensive", sqaroi Zelenski në paraqitjen e tij të natës. 

Sipas tij, kjo përfshin krijimin e tampon zonave në territorin rus. Zelenski shtoi se Ukraina "vazhdon t'i shkaktojë humbje Rusisë". Ai thotë se operacioni i Ukrainës në zonën Kursk i shkakton dëme "ushtrisë ruse, shtetit, industrisë së saj të mbrojtjes dhe ekonomisë". 

Ushtria ukrainase më 6 gusht e sulmoi zonën e Kurskut, duke ndërmarrë, sipas Kievit, 82 vendbanime dhe 1.150 kilometra katrorë, me çka për herë të parë lufta u zhvendos në territorin rus. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR