• e hënë, 01 korrik 2024

Zelenski: Nuk ka paqe të qëndrueshme nëse Ukraina nuk e kthen kontrollin mbi Krimenë

Zelenski: Nuk ka paqe të qëndrueshme nëse Ukraina nuk e kthen kontrollin mbi Krimenë

Kiev, 1 shtator 2023 (MIA) - Nuk mund të ketë "paqe të qëndrueshme" në Ukrainë nëse Kievi nuk e kthen kontrollin ndaj Ukrainës, Dombasit dhe territoreve të tjera të pushtuara nga Rusia, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. 

 Zelenski këtë e deklaroi në forumin e biznesit në Shtëpinë Evropiane Ambrozeti në Itali, shkruan Gardiani. 

 Gazeta shton se përfaqësues rusë dhe ndërkombëtarë kanë njoftuar se për momentin nuk ka pikëpamje për negociata të drejtpërdrejta paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse lufta ende po vazhdon, ndërsa Kievi po përpiqet ta kthejë territorin përmes kundër ofensivës

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR