• e diel, 20 tetor 2024

Zelenski: Mbështetja e vazhdueshme financiare nga BE-ja do të forcojë ekonominë e Ukrainës

Zelenski: Mbështetja e vazhdueshme financiare nga BE-ja do të forcojë ekonominë e Ukrainës

Kiev, 1 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Evropian do të forcojë stabilitet ekonomik dhe financiar të atij vendi. 

"I falënderohem Sharl Mishel dhe liderëve të BE-së për formimin e një fondi për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga 27-të liderët, që edhe një herë dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të Unionit", ka shkruar Zelenski në rrjetin social X.

Ai shtoi se "mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të focojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe finansiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe sansksionet kundër Rusisë".

Të gjithë 27-të liderët kanë arritur marrëveshje për pakon shtesë të mbështetjes për Ukrainën prej 50 milionë euro, në kuadër të buxhetit të BE-së, publikoi sot më herët kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

"Kemi marrëveshje", shkroi Mishel në X.

Liderët e BE-së në atë mënyrë kanë arritur të kalojnë kundërshtimin e Hungarisë për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët deklaroi se Hungaria është e gatshme të marrë pjesë në vendimin e BE-së për t'i dhënë ndihmë Ukrainës, por me garanci se çdo vit do të merret një vendim nesë do të ndahen para për ndihma të reja apo jo. Orbani ka vënë veto të ndihmës prej 50 miliardë euro për Ukrainën në samitin e mëparshëm të Këshillit Evropian në mes të dhjetorit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR