Izraeli sulmon sërish objektivat e Hezbollahut në Bejrut
- Ushtria izraelite (IDF) ka kryer dy sulme ajrore sot në mëngjes në periferinë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut.
Bejrut, 20 tetor 2024 (MIA) – Ushtria izraelite (IDF) ka kryer dy sulme ajrore sot në mëngjes në periferinë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut.
Më herët, IDF paralajmëroi banorët që të evakuoheshin për shkak të operacioneve të ardhshme ushtarake në vendet ku ndodhen objektet e Hezbollahut.
Aeroplanët e armikut sot në mëngjes kryen dy sulme në periferitë jugore të kryeqytetit, duke goditur një ndërtesë banimi në Haret Hreik, që ndodhet pranë një xhamie dhe një spitali, njoftoi Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve (NNA). ls/
Foto: Arkivi i MIA-s