Zelenski konfirmoi se Kievi i propozoi Moskës mbajtje të raundit të ri të negociatave në Turqi
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski konfirmoi se sekretari i Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov, i ka propozuar palës ruse që takimi i ri mes përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit të mbahet në Turqi.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:28, 21 korrik, 2025
Kiev, 21 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski konfirmoi se sekretari i Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov, i ka propozuar palës ruse që takimi i ri mes përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit të mbahet në Turqi.
"Përfaqësuesit tanë po përgstisin së paku edhe një këmbim me Rusinë, ndërsa Rustem Umerov i propozoi palës ruse që takimi i ri të mbahet në Turqi. Rendi i ditës i takimit është i qartë: kthimi i të burgosurve, kthimi i fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia dhe përgatitja e takimit mes dy liderëve", tha Zelenski.
Ai i luti diploamtët ukrainas ta informojnë vendin nikoqir për nevojën për qasje të posaçme ndaj negociatave, agjendë të posaçme dhe sigurim të mbështtejes së domosdoshme politike për Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, parapraklisht deklaroi se projektet ruse dhe ukrainase të memorandumit për zgjidhje të konfliktit janë diametralisht të kundërta dhe prandaj paraprin shumë punë diplomatike. Ai theksoi se Moska është e hapur për mbajtje të raundit të tretë të negociatave me Ukrainën, por se tani për tani nuk ka datë konkrete dhe se nuk do të ketë ndryshime në përbërjen e grupit negociues të Moskës. ab/