• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski kërkoi që BE-ja të "anashkalojë" veton e Hungarisë për anëtarësimin e Ukrainës në Union

Zelenski kërkoi që BE-ja të

Romë, 11 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina është e gatshme të hapë të gjitha klasterët e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian nën presidencën daneze të Këshillit të BE-së, dhe apeloi për zgjidhje që do të kapërcejë veton hungareze, e cila po pengon progresin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Union.

Deklaratën e dha pas takimeve me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në margjinat e Konferencës për rindërtim të Ukrainës në Romë. 

Ai përsëriti se integrimi evropian i Ukrainës mbetet një prioritet kryesor dhe theksoi se "duhet të gjendet një zgjidhje për veton hungareze".

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, fuqishëm e kundërshtoi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE, duke vlerësuar se integrimi i një vendi që është në luftë përbën një kërcënim për stabilitetin e Unionit.

Zelenski ka mbajtur edhe takim dypalësh me liderët e Gjermanisë, Finlandës, Polinisë dhe Bullgarisë.

Pas bisedimeve me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, shprehu falënderime për mbështetjen ushtarake nga Berlini, veçanërisht për sistemet e mbrojtjes ajrore.

"E informova Mercin për sulmet më të fundit ruse dhe për dronët tanë interceptues, të cilët rrëzojnë dhjetëra "Shahed" njëkohësisht. E përshëndes gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të dronëve", tha Zelenski.

Ai e vlerësoi Gjermaninë si një aleat kyç në procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Me kryeministrin polak Donald Tusk, Zelenski diskutoi për ndihmën e sigurisë, projektet e përbashkëta ushtarake dhe pjesëmarrjen e Polonisë në programin SAFE, duke e vlerësuar vendin si "qendër kyçe logjistike dhe transit për ndihmën ndërkombëtare".

Përveç takimeve dypalëshe, Zelenski mori pjesë edhe në takimin e Koalicionit të të përgatiturve, ku morën pjesë përfaqësues nga 32 shtete dhe organizata, mes të cilëve për herë të parë edhe senatorët amerikanë Lindzi Gream dhe Riçard Blumental, si dhe gjenerali Kit Kelog. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR