• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Zelenski kërkoi nga Blinkeni sistem për mbrojtje kundërajrore "Patriot" për qytetin Harkov

Zelenski kërkoi nga Blinkeni sistem për mbrojtje kundërajrore

Kiev, 14 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kërkoi nga sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, sistem për mbrojtje kundërajrore "Patriot" për qytetin Harkov i cili është cak i sulmeve ruse. 

Dy nga këto sisteme janë të nevojshme për të mbrojtur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe territoret e tij, të cilat kufizohen me Rusinë, tha Zelenski në Kiev gjatë një vizite të papritur të Blinkenit.

Ndihma amerikane për fushatën kundër Rusisë ishte thelbësore dhe mbrojtja ajrore ishte "deficiti më i madh", tha Zelenski.

Sipas informacioneve të mediave ukrainase, Blinkeni i premtoi Ukrainës ndihmë në armatim që mund ta ndryshojë gjendjen në fushën e betejës.

"U ktheva në Kiev sot për të treguar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, ndërsa ata mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni rus”, njofton Blinkeni në X.

Vizita, e cila si zakonisht ishte e paparalajmëruar për shkaqe sigurie, është e katërta e Blinkenit që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022 dhe është gjithashtu vizita e parë që kur SHBA-ja miratoi një pako ndihme të vonuar prej 61 miliardë dollarësh. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR