Zelenski i bëri thirrje Italisë të investojë në mbrojtjen e Ukrainës
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot tha se do të ishte i kënaqur nëse Italia investon në mbrojtjen e vendit të tij nga Rusia, duke shtuar se fokusi i Kievit për momentin është në furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore (MKA) dhe dronëve.
- Post By Sara Ademi
- 19:57, 10 korrik, 2025
Romë, 10 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot tha se do të ishte i kënaqur nëse Italia investon në mbrojtjen e vendit të tij nga Rusia, duke shtuar se fokusi i Kievit për momentin është në furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore (MKA) dhe dronëve.
Ai falënderoi kryeministren italiane Xhorxha Meloni për organizimin e Konferencës për rindërtimin dhe rikonstruimin e Ukrainës në Romë, duke theksuar se "së bashku forcojmë të ardhmen e Ukrainës".
"Prioriteti ynë kryesore për momentin është mbrojtja kundërajrore dhe prodhimtaria e dronëve, veçanërisht interceptorët. Do të ishim të lumtur të shihnim investime italiane në gjithçka që sot mbron jetët në Ukrainë dhe që do të ndihmojë në mbrojtjen e Italisë nesër", shënoi Zelenski në X.
Ai shtoi se vlerëson gatishmërinë e Italisë ta ndërmarrë udhëheqësinë në rindërtimin e Odesës. sa/
Foto: Zelenski në X